About me
Soela Zani 1980 - Lindur në Gjirokastër në 16 qershor
Arsimimi 2002 - Diplomuar në Akademinë e Arteve, Dega Skenografi dhe Kostumografi
Eksperienca Profesionale Skenografe dhe kostumografe, Teatri Kombëtar dhe film: 2002 - “Babai” - August Strindberg - regjisore Driada Dervishi (Teatri “A. Moisi” Durrës) 2004 - “Muzika 2”, - Marguerite Duras – regjisor Erion Kame (Teatri Kombëtar) Tiranë 2001 “Katoi”, - Film i shkurtër – ass piktore filmi, regjisor Bujar Alimani 2006 - “Busulla”, - Film i shkurtër – piktore filmi, regjisor Bujar Alimani 2006-2007 - “Koha e kometës”, Film i gjatë artistik – ass piktore kostumesh, regjisor Fatmir Koçi 2008 - “Lindje Perëndim Lindje”, – Film i gjatë artistik - piktore kostumesh, regjisor Gjergj Xhuvani 2009 - “Para perëndimit”, – Film i shkurtër - piktore filmi, regjisor Kled Kapexhiu
Fotografe & Editore fotografie: Gazetat Shekulli, Agjensia ALNA (2001-2005), Ballkan, Standart (2005-2007) Drejtoreshë Fotografie & fotografe Revista VIP (2007-2009) Pedagoge e portretit dhe fotografisë fashion, Shkolla e Fotografisë Projekt 5.6 (2009-2011) Fotografe dhe autore ekspozitash të njohura në Shqipëri dhe botë.
Ekspozita dhe Projekte Kryesore
2015 - 6 Nëntor - “Edhe unë jam një vepër arti”, 2015 – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
2016 - 28 Maj - TedX Tirana, – Folëse mbi artin, fotografine dhe eksperiencen personale me ekspoziten “Edhe unë jam një vepër arti”
2016 - 2 dhjetor - Ekspozitë personale “Edhe unë jam një vepër arti” në ambientet e Këshillit të Europës, Strasburg, Francë
2017 - 29 Shtator - Creative Mornings, – Folëse, tema: Compassion
2018 - 21 mars “21 ekuinokse pranverore”, – Hotel Plaza
2019 - 8 - 21 mars “8/21 marsi ynë”, 2019 – ekspozitë online
2017 - 27 -28 Mars - Ekspozitë në Nicosia Qipro, ne Filoxenia Conference Centre - Human Rights: A Reality for All – me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 47 shtete anëtare të Këshillit të Europës
2025 - 25 shtator - Ekspozitë fotografike “Make it iconic” – Biblioteka e COD Kryeministri, Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze Tiranë
Kuratore 2020 - 13 gusht - “Fotografët e familjes” – Kuratore e ekspozitës virtuale e bërë gjatë periudhës së pandemisë Covid-19 në bashkëpunim me World Vision Albania & Kosovo https://worldvision.al/fotografet-e-familjes
2024 - 5 qershor - “Untold Stories 3”, – Galeria KALO - Kuratore e ekspozitës së artit pamor në pikturë dhe vizatim - Tiranë
Çmime dhe Nderime 2006 - Fituese e grantit fotografik “Exchanges”, – ambasada gjermane, kurator fotografi gjerman David Steets 2018 - Down Syndrome International Award, Glasgow 2025 - Wonderlust in Albania, – Fotografia më e mirë, Kategoria Folklor 2025 - Fituese e çmimit të parë në emisionin e “Pullës postare shqiptare” me temën “Xhubleta”
Themeluese dhe Bashkëpunime Studio personale fotografike “Shkruaj me Dritë”, 2007 Bashkëpunime me organizata, ambasada, artistë dhe biznese te ndryshme
Aktualisht
Soela është një artiste dhe person i cili nuk ndalon se krijuari përditë në studion e saj.
Ajo ka në dorë disa projekte të cilat është duke i realizuar dhe së shpejti do të jenë përpara publikut.