Fotograf Profesionist ne Tirane | Soela Zani
Soela Zani
1980 - Lindur në Gjirokastër në 16 qershor
Arsimimi
2002 - Diplomuar në Akademinë e Arteve, Dega Skenografi dhe Kostumografi
Eksperienca Profesionale
Skenografe dhe kostumografe, Teatri Kombëtar dhe film:
2002 - “Babai” - August Strindberg - regjisore Driada Dervishi (Teatri “A. Moisi” Durrës)
2004 - “Muzika 2”, - Marguerite Duras – regjisor Erion Kame (Teatri Kombëtar) Tiranë
2001 “Katoi”, - Film i shkurtër – ass piktore filmi, regjisor Bujar Alimani
2006 - “Busulla”, - Film i shkurtër – piktore filmi, regjisor Bujar Alimani
2006-2007 - “Koha e kometës”, Film i gjatë artistik – ass piktore kostumesh, regjisor Fatmir Koçi
2008 - “Lindje Perëndim Lindje”, – Film i gjatë artistik - piktore kostumesh, regjisor Gjergj Xhuvani
2009 - “Para perëndimit”, – Film i shkurtër - piktore filmi, regjisor Kled Kapexhiu
Fotografe & Editore fotografie:
Gazetat Shekulli, Agjensia ALNA (2001-2005), Ballkan, Standart (2005-2007)
Drejtoreshë Fotografie & fotografe Revista VIP (2007-2009)
Pedagoge e portretit dhe fotografisë fashion, Shkolla e Fotografisë Projekt 5.6 (2009-2011)
Fotografe dhe autore ekspozitash të njohura në Shqipëri dhe botë.
Ekspozita dhe Projekte Kryesore
2015 - 6 Nëntor - “Edhe unë jam një vepër arti”, 2015 – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
2016 - 28 Maj - TedX Tirana, – Folëse mbi artin, fotografine dhe eksperiencen personale me ekspoziten “Edhe unë jam një vepër arti”
2016 - 2 dhjetor - Ekspozitë personale “Edhe unë jam një vepër arti” në ambientet e Këshillit të Europës, Strasburg, Francë
2017 - 29 Shtator - Creative Mornings, – Folëse, tema: Compassion
2018 - 21 mars “21 ekuinokse pranverore”, – Hotel Plaza
2019 - 8 - 21 mars “8/21 marsi ynë”, 2019 – ekspozitë online
2017 - 27 -28 Mars - Ekspozitë në Nicosia Qipro, ne Filoxenia Conference Centre - Human Rights: A Reality for All – me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 47 shtete anëtare të Këshillit të Europës
2025 - 25 shtator - Ekspozitë fotografike “Make it iconic” – Biblioteka e COD Kryeministri, Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze Tiranë
Kuratore 2020 - 13 gusht - “Fotografët e familjes” – Kuratore e ekspozitës virtuale e bërë gjatë periudhës së pandemisë Covid-19 në bashkëpunim me World Vision Albania & Kosovo
2024 - 5 qershor - “Untold Stories 3”, – Galeria KALO - Kuratore e ekspozitës së artit pamor në pikturë dhe vizatim - Tiranë
Çmime dhe Nderime
2006 - Fituese e grantit fotografik “Exchanges”, – ambasada gjermane, kurator fotografi gjerman David Steets
2018 - Down Syndrome International Award, Glasgow - Scotland
2025 - Wonderlust in Albania, – Fotografia më e mirë, Kategoria Folklor
2025 - Fituese e çmimit të parë në emisionin e “Pullës postare shqiptare” me temën “Xhubleta”
Themeluese dhe Bashkëpunime
Studio personale fotografike “Shkruaj me Dritë”, 2007
Bashkëpunime me organizata, ambasada, artistë dhe biznese te ndryshme
Aktualisht
Soela është një artiste dhe person i cili nuk ndalon se krijuari përditë në studion e saj.
Ajo ka në dorë disa projekte të cilat është duke i realizuar dhe së shpejti do të jenë përpara publikut.
Pse të Zgjidhni Soela Zani?
- Mbi 20 vite eksperiencë në fotografi profesionale
- Formim artistik dhe akademik
- Qasje kreative dhe profesionale
- Shërbim i personalizuar
- Fotografi me cilësi të lartë
- Eksperiencë në projekte artistike dhe komerciale
- Kujdes maksimal për detajet
- Rezultate natyrale dhe autentike
Çdo projekt trajtohet si unik dhe realizohet me përkushtim të plotë për të krijuar fotografi që ruajnë emocionin e momentit.
Pyetjet Më Të Shpeshta
Sa kushton një set fotografik në Tiranë?
Çmimi ndryshon sipas llojit të setit fotografik, kohëzgjatjes dhe vendndodhjes së realizimit. Për një ofertë të personalizuar mund të kontaktoni direkt.
Sa foto dorëzohen pas sesionit?
Numri i fotografive varet nga paketa e zgjedhur dhe lloji i projektit fotografik.
A realizohen sete fotografike jashtë studios?
Po. Fotografitë mund të realizohen në natyrë, në ambiente urbane, në shtëpi apo në vendndodhje të zgjedhura nga klienti.
A ofrohen shërbime për biznese?
Po. Ofron fotografi profesionale për kompani, marka, produkte, profile profesionale dhe marketing.
Si mund të bëj rezervimin?
Rezervimi mund të realizohet përmes telefonit, WhatsApp ose formularit të kontaktit në faqe.
Sa kohë duhet për të marrë fotografitë?
Koha e dorëzimit varet nga tipi i projektit dhe numri i fotografive të përzgjedhura.
Rezervoni Setin Tuaj Fotografik
Nëse kërkoni një fotograf profesionist në Tiranë për portrete, fotografi familjare, shtatzëni, bebe, evente ose fotografi biznesi, kontaktoni Soela Zani për të rezervuar sesionin tuaj fotografik.
Fotografi profesionale, kreativitet dhe përkushtim për të krijuar imazhe që do të mbeten kujtime të paharrueshme për gjithë jetën.