Archive for the ‘Uncategorized’ Category:

100% Dashuri

Te them te drejten ka kohe qe e ve ne dyshim nese dashuria njerezore (ajo e verteta) ekziston. Kam patur dyshimet e mia per kete. Nuk me bindin as ciftet te cilet fotografoj ne diten e tyre te marteses (pasi ata jane thjesht ne fillim te nje rrugetimi kaq te gjate dhe te pasigurte), as prinderit e rinj me bebat e bukur, (pasi edhe ata jane ne fillim te jetes se bashku dhe dashuria per femijen e vogel nuk i le ndoshta te shohin  te metat e njeri tjetrit) … . U desh pikerisht zonja Natasha me z. Veip qe te me konfirmonin se dashuria e vertete EKZISTON. Jeta e tyre nuk ka qene fushe me lule sigurisht. Por vura re se veshtiresite e bashkejeteses dhe rritjes se 3 femijeve te tyre, ne vend qe ti ndanin i kishin bashkuar me shume kete cift kaq simpatik. Ajo, nje zonje shume elegante, adhuruese e letersise per shkak edhe te profesionit te saj. Ai nje zoteri i cili nuk i ka thene asaj kurre jo, njohes i mire i folklorit dhe krahinave shqiptare, nje zotni burre me shije dhe kulture. Ai e dashuronte ate akoma, si diten e pare, mbase edhe me shume se atehere. Ajo ndihej e perkedhelura e tij … o zot sa shume qe shkonin. I gjithe seti fotografik ishte dhurate per pervjetorin e ditelindjes se saj. Vitet vecse e kane zbukuruar Natashen. Kur une e pashe per here te pare mendova “Uau … Virna Lisi do te pozoje per mua :)” …

Isha me fat qe ju kisha ne studio.

Natasha & Veip, shume faleminderit qe me konfirmuat se dashuria e vertete EKZISTON.

 

FOTO 3a

FOTO 4 a

FOTO 6 a

FOTO 7a

FOTO 5

FOTO 2a

 

 

Sweet Kris November :) …

DSC_7436DSC_7372DSC_7385

Fiks si sot nje vit me pare kam qene duke pritur kete bukurosh qaramanin qe shihni ne foto. Ama pritja ia vlejti :). U endem korridoreve te maternitetit per 4 ore me rradhe ne ankth se bashku me tezen dhe babin e Kris. Per mua ishte eksperienca e pare dhe sigurisht e paharrueshme ardhja ne jete ne Krisit. Aq shume e perjetova kete moment saqe nuk dija se cfare kisha shkrepur. Vetem te nesermen pashe se fotografite e mia nuk ishin aq perfekte sa Krisi, isha tere emocion. Me kujtohet momenti i qetesise …dhe pastaj e qara e bukur e Kris … . Ai vendosi te vinte ne jete ne sekondat e para sapo data shenoi 3 nentor. Sa me pelqen numri 3 :). Sot ai ka ditelindjen, dmth sapo akrepi te kaloje numrin 12 :). Teta Soela i uron me gjithe shpirt edhe 101 vjeç Krisit te vogel bashke me mami Elonen dhe babi Eltonin. Gezuar Kris :).

Davjola & James Joyce

DAVI

Arsyeja se pse une jam njohur me Davjolen ishte shume interesante, krejt e rastesishme dhe per “faj” te facebook-ut. Prej kesaj njohjeje ajo tani ka Chris ne shtepine e saj, nje qenush bukurosh i cili ne daten 3 nentor ben 1 vjec. E me pas erdhi 16 qershori i famshem dhe James Joyce, shkrimtari per te cilin Davi eshte investuar aq shume. Se bashku me Davjolen kemi bere shume plane artistike … te cilat shpresojme ti realizojme, por sot, eshte dita e saj e madhe. Sot ajo eshte nje nga kandidatet per cmimin “Kult” per perkthimin e nje prej veprave te Joyce. Une ne fakt duhe te isha atje, kam dhe ftesat, por ja qe si super e zene me 100 milion pune qe bej njekohesisht, paskerkam ngaterruar diten …  . Dav, te uroj fitore me gjithe zemer.

Hacked By Shade

Hacked By Shade

Hacked By Shade

 

GreetZ : Prosox & Sxtz

Hacked By Shade <3