Te them te drejten ka kohe qe e ve ne dyshim nese dashuria njerezore (ajo e verteta) ekziston. Kam patur dyshimet e mia per kete. Nuk me bindin as ciftet te cilet fotografoj ne diten e tyre te marteses (pasi ata jane thjesht ne fillim te nje rrugetimi kaq te gjate dhe te pasigurte), as prinderit e rinj me bebat e bukur, (pasi edhe ata jane ne fillim te jetes se bashku dhe dashuria per femijen e vogel nuk i le ndoshta te shohin  te metat e njeri tjetrit) … . U desh pikerisht zonja Natasha me z. Veip qe te me konfirmonin se dashuria e vertete EKZISTON. Jeta e tyre nuk ka qene fushe me lule sigurisht. Por vura re se veshtiresite e bashkejeteses dhe rritjes se 3 femijeve te tyre, ne vend qe ti ndanin i kishin bashkuar me shume kete cift kaq simpatik. Ajo, nje zonje shume elegante, adhuruese e letersise per shkak edhe te profesionit te saj. Ai nje zoteri i cili nuk i ka thene asaj kurre jo, njohes i mire i folklorit dhe krahinave shqiptare, nje zotni burre me shije dhe kulture. Ai e dashuronte ate akoma, si diten e pare, mbase edhe me shume se atehere. Ajo ndihej e perkedhelura e tij … o zot sa shume qe shkonin. I gjithe seti fotografik ishte dhurate per pervjetorin e ditelindjes se saj. Vitet vecse e kane zbukuruar Natashen. Kur une e pashe per here te pare mendova “Uau … Virna Lisi do te pozoje per mua :)” …

Isha me fat qe ju kisha ne studio.

Natasha & Veip, shume faleminderit qe me konfirmuat se dashuria e vertete EKZISTON.

 

FOTO 3a

FOTO 4 a

FOTO 6 a

FOTO 7a

FOTO 5

FOTO 2a